30.05.2023 - 11:43
Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në fshatin Grabon në Bashkinë e Malësisë së Madhe.
Banesa i përket Zef Gjergjit, ku për fat të mirë pjesëtarët e familjes kanë shpëtuar pa lëndime.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve, po ashtu edhe policia e cila po punon për të zbuluar shkaqet e këtij zjarri.