MENU
klinika

"Trupat e NATO-s po ruajnë selitë komunale"

Trazirat në veri të Kosovës ‘jehonë’ në mediat e huaja

30.05.2023 - 13:09

ensionet dhe protestat e dhunshme në veri të Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, e kryesisht të atyre të vendeve fqinje. Mediat italiane, Ansa.it dhe Tg.com kanë sjellë një kronologji të ngjarjeve të ndodhura në veri të vendit në dy ditët e fundit. Ata shkruajnë për prezencën e shtuar të KFOR-it dhe policisë së Kosovës në selitë komunale ku serbët kërkojnë të bllokojnë hyrjen për kryekomunarët e rinj shqiptarë.

Trazirat në veri të Kosovës 'jehonë' në

Ansa.it

Rëndësi të veçantë i kanë kushtuar edhe përshkallëzimit në dhunë të protestave që u mbajtën dje, ku shkruajnë se janë përdorur lëndë plasëse dhe mjete të forta, teksa theksojnë se ka patur edhe të shtëna me armë kundrejt ushtrisë së KFOR-it, ku dhjetëra prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Trazirat në veri të Kosovës 'jehonë' në

Tg.com.mediaset

 

Ato kanë raportuar gjithashtu edhe bisedën telefonike që kryeministri Kurti pati me Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani, për situatën në veri të vendit, ku ky i fundit dënoi dhunën e serbve. Po ashtu media greke Newsbomb.gr shkruan se trupat e NATO-s janë vendosur për të ruajtur ndërtesat pas incidenteve.

Trazirat në veri të Kosovës 'jehonë' në

Newsbomb.gr

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nënkryetarja nga radhët e komunitetit serb

Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

Situata e tensionuar në veri të Kosovës

BE kërkon takim Kurti-Vuçiç në Bratisllavë


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin