MENU
klinika

Sonte finalja e Europa League

Spanjollët ekspertë vs Mourinho i pamposhtur

31.05.2023 - 12:41

Sonte në orën 21:00 në Budapest do të dorëzohet trofeu i parë Europian nga tre që janë gjithsej. Sevillia ekperte e Europa League do vihet përballë në finale ndaj Romës së Jose Mourinho-s, një trajneri i cili në karrierën e tij ka fituar pesë nga pesë finale të mundshme.

Ndërkohë spanjollët njihen si ekspertë të këtij kompeticioni, pasi që nga 2006 e kanë fituar plot 6 herë dhe sonte do tentojnë të 7. Për me tepër Sevillia nuk ka humbur asnjë finale të Europa League dhe do të bëjë ç’mos që diçka të tillë të vijojë të mos ndodhë.

Për Romën kjo finale do ketë një rëndësi të dyfishtë, pasi është mundësia e vetme që sezonin e ardhshëm të luajë në Champions League. Madje për fituesin do të shkojnë 24 milionë euro, 8.6 vetëm nga finalja e Budapestit. Për fatin e mirë të Romës Spinazola është rikuperuar dhe pritet titullarë, ndërsa edhe Dybala do jetë i disponueshëm pavarësisht se nuk do ta nisë nga fillimi.

Në prag të finales Jose Mourinho është shprehur se ‘Roma është gati të bëjë hapin madhështor’, referuar faktit që ky është sezoni i dytë rradhazi që luan një finale Europiane, pasi në 25 majin e 2022 fitoi Conference League në Tiranë. Sakaq trajneri i Sevillia-s Mendilibar është shprehur se ‘këtë finale e ka përgatitur si të gjithë ndeshjet e tjera për të mos i ushtruar presion lojtarëve’.

Për këtë finale ka folur edhe legjenda e Romës Totti, i cili ka thënë se shpreson që rekordi i Sevillia-s të thyhet sonte, ndërsa Marash Kumbulla, i cili nuk është i disponueshëm për shkak dëmtimi ka shprehur mbështetjen për shokët e skuadrës të Romës në rrjetet sociale.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin