31.05.2023 - 12:55
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.
Macron i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.
Kujtojmë se SHBA-ja, të martën, e përjashtoi Kosovën nga pjesëmarrja në “Defender Europe” – një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga Amerika në Evropë – me arsyetimin se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe./REL
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Grupet në Veri janë paguar nga Serbia”
Albin Kurti: Nuk e dorëzoj Kosovën te milicitë fashiste
Analiza nga "DW"