MENU
klinika

Tremujori i tretë

Prodhimi i energjisë bie me 30%

14.12.2018 - 12:49

Prodhimi i energjisë elektrike në vend ka rënë për tremujorin e tretë të vitit me më shumë se 30%. Sipas Institutit të Statistikave, prodhimi i energjisë arriti pikun në tremujorin e dytë dhe që nga tremujori i tretë rënia është e dukshme.

Qysh në muajin tetor OSHEE nisi importet e energjisë, ndërsa ato janë rritur ndjeshëm gjatë nëntorit, kur për blerje energjie nga importi u shpenzuan afro 13 milionë euro.

Mes të tjerash, rënia e prodhimit të energjisë pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm edhe në ecurinë e përgjitshme të ekonomisë së vendit. Në gjysmën e parë të vitit, prodhimi i energjisë elektrike ishte kontribuesi kryesor për rritjen ekonomike.

Në tremujorin e tretë, duket qartë se kontributi i energjisë ka rënë, megjithatë besohet se sezoni pozitiv turistik ka dhënë një ndikim të rëndësishëm në degë si tregtia dhe hoteleria.

Sidoqoftë, do të jetë e vështirë që ekonomia shqiptare të ruajë një rittëm të rritjes mbi 4% edhe për tremujorin e tretë të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


4.32% në tremujorin II

Energjia mban lart rritjen ekonomike