01.06.2023 - 08:53
Është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli që u mbyt në lumin Mat.
I riu u mbyt pasditen e së mërkurës në afërsi të Urës së Zogut.
Mësohet se 22-vjeçari kishte shkuar në lumë për të peshkuar bashke me shokët e tij.
Sipas policisë, dyshohet aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.
Kërkimet për gjetjen e trupit të tij nisën mbrëmjen e djeshme (31 maj) nga palombarët dhe forcat RENEA të ardhura nga Tirana.
Dhe palombarët arritën të gjejnë trupin e pajetë të Valentin Nikollit mëngjesin e sotëm.