Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka komentuar sërish situatën në veri të Kosovës ku në një deklaratë për mediat nga Moldavia tha se autorët e dhunës duhet të vendosen para drejtësisë.
Borrell theksoi se duhet të shmanget çdo lloj përshkallëzimi të situatës dhe lëvizje të pakoordinuara që mund të sjellë tension mes dy vendeve.
“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, ajo duhet të dënohet dhe kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Pra duhet shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka deklaruar Borrell.
Përfaqësuesi i BE-së, tha se shpreson që sot në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti.