MENU
klinika

Tensionet

Edi Rama zbardh diskutimet e liderëve evropianë: Serbët të rikthehen në institucione dhe Kosova të shpallë zgjedhje të reja menjëherë!

01.06.2023 - 22:00

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga Tirana se të gjithë liderët evropianë kanë rëndë dakord sot në samitin e Moldavisë që e vetmja zgjidhje për Kosovën, është që serbët në veri të kthehen në institucione dhe qeveria Kurti të shpallë zgjedhje të reja.

Nga zyra e tij në kryeqytetin e Shqipërisë, Edi Rama tha se fjala kyç e gjithë të pranishmëve në samit ishte “Serbët të rikthehen në institucione dhe Kosova të shpallë zgjedhje të reja menjëherë!”

Më tej, ai tha se situata aktuale po e dëmton Kosovën dhe kjo nuk është e drejtë, pasi vendi nuk e meriton të shfaqet i tillë në sytë e botës. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Edi Rama theksoi se është e kotë që godinat boshe të mbrohen me polici.

“Kjo që ndodh po e lëndon rëndë Kosovën në sytë e të gjithë botës demokratike. Kjo nuk është fare e drejtë që të ndodhi, aq më tepër për diçka të kësaj natyre. Kosova ka qenë në të drejtën e vetë për të bërë zgjedhje, pavarësisht se i kanë thënë mos i bëj.

Këtu vijmë në një fazë tjetër, në momentin kur kjo kthehet në një arsye për konflikt. Të gjithë janë të vetëdijshëm që të gjendet zgjidhje, që serbët të kthehen në institucione dhe jeta të vazhdojë normalisht. Është e kotë që godina boshe të mbrohen me polici”, shtoi Edi Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!