14.12.2018 - 13:45
Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Kashar, ku një adoleshente u hodh nga kati i tretë i shkollës.
Mësohet se 18-vjeçarja, maturante në shkollën e mesme “Myslim Shima” dyshohet se ka pasur probleme me familjen.
Rezulton se vajza me inicialet M. B., është larguar tre herë nga banesa e saj, ndërsa familjarët të alarmuar kanë denoncuar në polici. Ajo pas disa ditësh e reja është rikthyer në banesë, duke deklaruar se në të tri rastet është larguar vet me dëshirë.
Deri më tani nuk dihen motivet që çuan 18-vjeçaren që të ndërmerrte aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i tretë.
Aktualisht ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.