Roma është në shënjestër të një hetimi për ngjarjet e ndodhura në finalen e Europa League mes Sevilla 1-1 Roma (4-1 penallti). UEFA ka hapur një procedurë disiplinore edhe kundër Jose Mourinhos , “për fyerje dhe gjuhë ofenduese ndaj një zyrtari të ndeshjes” në parkingun e stadiumit të Budapestit. Hetimi ka të bëjë me finalen e Europa League, e fituar 5-2 pas penalltive nga skuadra spanjolle dhe e luajtur dy ditë më parë në “Puskas Arena”.
Një hetim është hapur edhe për klubin e Romës për “sjellje jo korrekte nga ekipi” dhe ai do të duhet të përgjigjet për “hedhje objektesh, ndezje fishekzjarre, akte dëmtimi” nga tifozët e tij. Komiteti i etikës dhe disiplinës i UEFA-s “do të vendosë për këtë në kohën e duhur”.
Procedurat disiplinore hapen edhe ndaj Sevillas. Klubi andaluzian do të duhet të përgjigjet për “sjelljen e pahijshme të skuadrës” dhe për sjelljen e tifozëve të tij në “Puskas Arena” për “pushtim në fushë, hedhjen e objekteve dhe ndezjen e fishekzjarreve”.
Për momentin nuk ka asnjë lajm për ndonjë hetim lidhur me agresionin verbal dhe jo vetëm, nga mbështetësit e Romës ndaj arbitri Taylor në aeroportin e kryeqytetit hungarez një ditë pas ndeshjes.