MENU
klinika

“Kreshta të pastra”

Operacion antidrogë në Mat, asgjësohen 164 bimë narkotike

03.06.2023 - 13:23

Finalizohet faza e parë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”. Asgjësohen 164 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selicë në Mat.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në vendin e quajtur “Maja e Manjolës”, në fshatin Selicë, u gjetën të kultivuara 164 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të sekuestruara për këtë rast, u identifikua u shpall në kërkim shtetasi F.E., 44 vjeç, banues në Krujë, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mat/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë territorin, për të konstatuar dhe goditur tentativat për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa. Finalizohet faza e parë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”. Asgjësohen 164 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selicë në Mat.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ato të Hetimit të Krimeve të DVP Dibër, kanë vijuar intensivisht kontrolle në fshatra dhe zona të pyllëzuara me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në vendin e quajtur “Maja e Manjolës”, në fshatin Selicë, u gjetën të kultivuara 164 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të sekuestruara për këtë rast, u identifikua u shpall në kërkim shtetasi F.E., 44 vjeç, banues në Krujë, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë kontrollit në automjetin që përdorej nga ky shtetas, ju gjet një shumë lekësh dhe eurosh, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.