Inter do të jetë ndër skuadrat e para me emër në futbollin italian që mbyll sonte sezonin në Seria A, pasi zikaltërit do luajnë në transfertë kundër Torinos. Objektivin minimal të besuarit e Inzaghit e kanë arritur, duke u kulaifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm, por sonte do kërkojnë gjithësesi të mos humbin, me qëllim për të ruajtur vendin e tretë në renditje.
Interit i duhet një pikë për të mbyllur këtë çështje pavarësisht rezultatit që do të marrë Milani i vendit të katërt të dielën kundër Veronas. Duke qenë se zikaltërit po përgatiten edhe për finalen e Champions League të shtunën e ardhshme kundër Manchester City-t sot pritet të ketë shumë ndryshime në formacion.
Në portë kapiteni Handanovic pritet të luajë ndeshjen e fundit si zikaltër, ndërsa në mbrojtje Dambrozio pritet të mbështet nga Acerbi dhe De Vrij. Ende e paqartë se kush do jetë nga karahët, por gjasat janë që Bellanova dhe Gosens të marrin vendin e Di Marco-s dhe Dumfries. Në mesfushë Calhanoglu dhe Brozovic do përbëjnë treshen më Gagliardinin, ndërsa në sulm titullarë do jenë Lukaku dhe Lautaro. Vlen të theksohet se Skriniar është kthyer pjesë e skuadrës pas 3 muajve, ndërsa Mkihtaryan nuk është grumbulluar. Për Interin kjo është një provë gjenerale para finales së Champions League, ndërsa së fundmi zikaltërit kanë zbuluar edhe sponsorin e ri. Paramount+ do japë 10 mln euro për dy ndeshjet e fundit të sezonit.
Ndërkohë po sonte Lazio që ka blinder vendin e dytë do të mbyllë sezonin kundër Empolit, ndërsa të premten Fiorentina fitoi 1-3 në transfertë kundër Sassuolo-s. Për ‘vjolët’ ishte gjithashtu një provë e fortë para finales së Conference League kundër West Ham.