Banorët e fshatit Gjoricë në Bulqizë vijojnë të shfaqin probleme shëndetësore, duke u paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Mësohet se ata kanë shfaqur simptoma të ngjashme si të vjella dhe dhimbje barku. Dyshimet se shkak për këtë situatë të jetë bërë konsumimi i ujit të pijshëm nga banorët e zonës në Ujësjellësin e ndërtuar disa muaj më parë.
Banorët thonë se pas paraqitjes në spital, institucionet i kanë kërkuar të mos konsumojnë ujë nga rrjeti i Ujësjellësit por ta blejnë atë.
Ruçi, infermiere pranë kësaj qendrës shëndetësore tha se po i jepet ndihma e nevojshme çdo banori që paraqitet.
Ndërkohë, pasditen e së shtunës, policia e Bulqizës ka nisur hetimet për rastin, ndërsa Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor po bën analizat e thelluara të ujit të pijshëm.