Një tjetër person u arrestua në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo 4’, i cili ishte shpallur në kërkim.
Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për shtetasin Emanuel Gjura, 32 vjeç, banues në Lezhë.
Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të riun, i cili akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal” “Falsifikim i dokumenteve” “Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve” dhe “Shpërdorim i tokës”.
Ky shtetas, dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur në operacionin VOL- VO, në tetor 2018. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.