MENU
klinika

Gruaja në gjendje të rëndë

E rëndë në Korçë/ Burri plagos me thikë bashkëshorten dhe ia mbath

05.06.2023 - 09:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë. Sipas informacioneve paraprake nga Policia e qytetit bëhet me dije se shtetasi Aleko Myrtollari, rreth 46 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari rreth 38 vjeçe.

38-vjeçarja menjëherë është dërguar drejt spitalit të Korçës, në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit i cili pasi plagosi me thikë bashkëshorten është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.