MENU
klinika

Dërgohet menjëherë në spital

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

05.06.2023 - 09:43

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në dalje të qytetit të Lezhës, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Menjhëherë këmbësori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është dërguar menjëherë në spital ku dhe po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e aksidentit.