05.06.2023 - 09:44
Përgjatë mbrëmjes së djeshme, persona të paidentifikuar kanë dëmtuar automjetin e anëtares së Këshillit Bashkiak Shkodër, Alida Haxhia.
Mësohet se makina e Haxhias e cila ishte parkuar poshtë pallatit ku dhe ajo jeton, është dëmtuar, ku disa persona i kanë thyer xhamat.
Alida Haxhia ka bërë denoncimin në polici dhe efektivët janë duke punuar lidhur me këtë ngjarjen dhe identifikikim dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve.