MENU
klinika

U arrestua për zhvatjen e 3 mln euro

Del në gjykatë agjentja postare, prokuroria kërkon ‘arrest me burg’

05.06.2023 - 10:26

Alma Beqiri, e arrestuar nën akuzën për mashtrim, pritet të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria kërkon arrest me burg.

46 vjeçarja ushtronte funksionin e agjentes në postën private “Adex” në Korçë dhe Pogradec.  E arrestuara shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Si funksiononte skema? 
E arrestuara shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i derdhte në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Sipas prokurorisw gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Skemën mashtruese e zbuluam vetë"

Agjentja përvetësoi 3 milionë euro, reagon ADEX