MENU
klinika

Pitë aq shumë sa nuk mbani mend asgjë?

Ja si të përballoni një ‘hangover’, disa këshilla

05.06.2023 - 11:00

Keni qenë në ndonjë festë këtë fundjavë dhe keni pirë shumë alkool?! Për të gjithë ju që ju dhemb koka pasi keni pirë një sasi të konsiderueshme alkooli, ne kemi disa këshilla për ju.

1.Merrni një mëngjes të bollshëm
Të merrni një mëngjes të bollshëm është një nga sugjerimet kryesore për të përballuar një ‘hangover’. Një arsye është sepse një mëngjes i bollshëm të ndihmon të stabilizosh nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu, ju mund të përfitoni vitamina dhe vlera ushqyese që ju duhen pas një nate me shumë alkool.

2.Flini shumë gjumë
Alkooli mund të ndikojë në sasinë dhe cilësinë e gjumit tuaj. Dhimbja e kokës dhe lodhja mund të jenë shkaktuar sepse keni fjetur pak gjumë. Ndaj, ju sugjerojmë të flini shumë dhe t’i jepni mundësinë trupit tuaj të shplodhet, sepse e ka të nevojshme.

3.Hidratohuni
Të pini tepër alkool mund t’ju dehidratojë. Prej alkoolit ju mund të keni më shumë etje, uri, dhimbje koke dhe marrje mendsh. Të rrisni sasinë e ujit që merrni do t’ju privojë nga ndjesia e ‘hangover-it’. Ndërkohë, kur konsumoni pije alkoolike, sugjerohet ta alternoni një gotë ujë me një gotë alkool.

4.Pini çaj, qumësht dhe lëng frutash
Një gotë lëng frutash ju ndihmon duke ju dhënë energjinë e humbur nga alkooli. Qumështi do t’ju ndihmojë për të zëvëndësuar kalciumin e humbur, ndërsa çaji do t’ju largojë ndjesinë e marrjes së mendve. Ndaj, përdorini këto tri pije ditën pasuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?