MENU
klinika

"Shërbimi do të jepet online. Brenda muajit fillon…"

Rama jep lajmin: Do të mbyllim sportelet e Kadastrës

05.06.2023 - 17:45

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga Fieri se shërbimi i Kadastrës për qytetarët do jepet online.

Ai u shpreh gjatë një takimi me qytetarët se ashtu si kanë vepruar me shumë shërbime të tjera edhe ky sektor do të mbyllë dyert dhe qytetarët do të bëjnë aplikimet e tyre online.

Rama tha se brenda muajit do të bëhet edhe prezantimi i këtij ndryshimi që do të fillojë në Kadastër.

“Unë mendoj që ata që na kanë votuar e votuar, e votuar nuk mund të presin edhe 10 vjet të tjera për të mos pasur më andralla për shembull me Kadastrën. Për të mos pasur më tortura në marrjen e titullit të pronësisë. Kadastra është portreti i turpit tonë. Kjo është e vërteta. Nëse nuk e themi këtë të vërtetë dukemi sikur jetojmë jashtë realitetit ose sikur jemi pajtuar me këtë të vërtetë.

Ne nuk mund të pajtohemi kurrë as me këtë dhe as me të vërteta të tjera që janë pjesë e një procesi dhe kësaj kontrate që kërkuam që qytetarët e nënshkruan me votën e 14 Majit. Tani jemi ne që duhet ta zbatojmë. Njerëzit na kanë dhënë një kredi shumë të lartë. Është një kredi me interesa shumë të larta që duhet ta kthejmë përmes rezultateve konkrete. Ne jemi afër sepse kemi punuar për këtë ditë. Por do ta përmbysin rendin që mbizotëron në Kadastër. Njësoj siç kemi vepruar me shumë shërbime të tjera duhet të veprojmë edhe me shërbimin e Kadastrës.

Duhet t’i mbyllim dyert e Kadastrave. Nuk ka nevoje që qytetarët të shkojnë në dyert e kadastrave. Duhet të mjaftojë që qytetarët të bëjnë aplikimin online dhe ta marrin po online shërbimin që kërkojnë pa pasur nevojë të takojnë njeri. Besoj që Brenda muajit ku jemi ne do ta bëjmë edhe prezantimin e këtij transformimi dhe do të veprojmë shumë shpejt për t’i hequr njerëzve këtë barrë të tmerrshme”, u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Kadastra do mbyllet’

Rama: S’do ekzistojë më si sportel

"Kadastra nuk është më gjykatë. Zhduket kontakti..."

Sistemi i ri online për hipotekat, Artan Lame tregon çfarë do ndryshojë