MENU
klinika

Mirë apo keq për ekonominë e vendit?

Nuk ndalet rënia, euro pranë kufirit të 108 lekëve

05.06.2023 - 17:52

Në treg ka një një valë të re të mbiçmimit të lekut ndaj valutave të huaja, e veçanërisht ndaj euros.

Për këtë të fundit, Banka e Shqipërisë e llogarit sot kursin zyrtar në 108.18 lekë, në rënie me 0.55 lekë në vetëm 24 orë.

Vetëm prej fillimit të qershorit, valuta europiane ka humbur plot 1.51 pikë kundrejt lekut, teksa gjatë muajit Maj, me gjithë efektin psikologjik të zgjedhjeve, rënia ishte 1.39 lekë.

Deklaratat e ekspertëve se kursi mund të bjerë në raportin 1 me 100, si dhe qëndrimi i Bankës së Shqipërisë për të mos ndërhyrë në regjimin e lirë të tregut, po ushtrojnë më shumë presion mbi kursin.

Teksa sezoni turistik sapo ka nisur, situata në kursin e këmbimit pritet të vazhdojë e njëjtë, të paktën deri në vjeshtë, pasi sasi e re eurosh do hyjë në vend nga turistët.

Megjithëse rënia nuk po reflektohet ende në uljen e çmimeve të produkteve në supermarkete dhe dyqane, për disa ekspertë zhvlerësimi i euros nuk është i keq për ekonominë e vendit, zhvlerësimi i lekut, përkundrazi do ishte problem.

Nën zë flitet për rreth 2 miliardë euro që tregtia e narkotikëve ka prodhuar. Nëse shifra është e vërtetë, kjo do përbënte rreth 15-18% të Prodhimit të brendshëm bruto.

Pra moralisht, situata është e keqe, ekonomikisht nuk është e tillë, pasi sasi e madhe likujditeti po qarkullon brenda vendit, megjithëse jo në rrugë bankare.

“Personalisht e konsideroj atë që ndodhi këto 3 vjet (dhe e kam fjalën për ngjarjen që solli sasitë e mëdha të eurove në Shqipëri) si një karamele me helm. Ne helmin e morëm që e morëm, të paktën të shijojmë karamelen. Lëreni kursin e lirë!” – thotë Panajot Soko, një ekonomist që njihet si kritik i politikave qeveritare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të ketë shfryrje të ndërtimit?!

Thika me dy presa e ekonomisë në vitin 2023!