07.06.2023 - 12:51
Divorci i bujshëm mes Milanit dhe Paolo Maldinit, prishi planet për një merkato transferimesh që drejtuesit e kuqezinjve kishin bërë prej javësh.
“Republica” raporton se nëse zbarkimi i Kamadës nuk duket i rrezikuar, negociatat për Berardin, Arnautoviçin dhe Milinkoviç-Saviç janë ndërprerë.
Tashmë zëvendësuesi i Maldinit që pritet të jetë Xhorxho Furlani do të duhet të bëjë merkaton me një buxhet prej 35 milionë euro plus të ardhurat nga transferimet.