MENU
klinika

"U premtova djemve të BKH-së që nuk do jap detaje"

4 orë në SPAK, flet Taulant Balla: U thirra si person që kam dijeni!

07.06.2023 - 15:00

Politikani socialist Taulant Balla ka dhënë dëshminë e tij katër orë pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka deklaruar se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni pasi ka bërë disa kallëzime në SPAK.

I pyetur nga gazetarët, Balla la të kuptohet se një ndër çështjet për të cilat ai ka dhënë shpjegime ka qenë ajo e privatizimit të ish-kompleksit Partizanit. Megjithatë, ai tha se nuk mund të jepte më tepër detaje për deklarimet që kishte dhënë.

“Unë kam qenë shpesh në këtë institucion për të depozituar kallëzime penale si person që kam dijeni. Besoj dhe shpresoj se prokuroria do u shkojë në fund të gjitha këtyre akuzave, qoftë edhe ajo që ju përmendët për kompleksin sportiv “Partizani”. Kam bërë dhe për privatizimin e OSSH.

Do jem këtu edhe nesër. Kërkoj që dhe ju të jeni këtu në orën 11.30, për një kallëzim që unë kam bërë ndaj zotit Sali Berisha.

Ju e keni bërë publike për çfarë unë kam qenë këtu. Kam ardhur si person që kam dijeni, natyrisht kam dhënë dhe shpjegimet e mia. U kam dhënë fjalën prokurorëve dhe djemve të BKH, se nuk do jap detaje nga ato që kam thënë”, u shpreh Taulant Balla.

Balla më herët ka denoncuar privatëzimin e Kompleksit Partizani, një tokë prej 3.3 hektarësh në Tiranë që u privatizua me çmimin qesharak prej 100 mijë dollarësh, dhe ku ka ndërtuar kompleksin e apartamenteve dhëndri i Sali Berishës.

Privatizimi i kompleksit “Partizani”është një dosje që është në duart e Prokurorisë së Posaçme. Në këtë padi të bërë më herët nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjykata hodhi poshtë akuzat ndaj meje!"

A i frikësoheni dosjes “Toyota Yaris? Përgjigjet Balla


“S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës sime“

Ilir Meta në gjyq: Shumica e pronave dhe e llogarive bankare ishin të Monika Kryemadhit

“Kur morëm qeverisjen na dukej ëndërr ta ulnim borxhin sa është sot“

Gjiknuri: Të rrisim pensionet qoftë edhe duke rritur pak borxhin publik!