MENU
klinika

"Arrestimi, i tepruar"

Dy “gabimet” që futën në burg Vangjush Dakon

07.06.2023 - 15:52

Ish-kryebashku i Durrësit, Vangjush Dako u ndalua pasditen e djeshme pasi gjykata vendosi masën e “Arrestit në burg”. Sot, aktualisht ndodhet në ambientet e burgut 313, ku edhe është vizituar nga avokati i tij, Petrit Ismaili.

Gazetari Elton Qyno shkruan “OraNews” se në takimin me avokatin në ambientet e burgut Nr.313, Dako është shfaqur i tensionuar, duke pretenduar se arrestimi i tij është i tepruar për shkak se ai asnjëherë nuk i është shmangur drejtësisë penale.

Dako dhe personat e tjerë të arrestuar, pritet që dalin nesër përballë gjyqtarit Erion Bani, për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest shtëpie”, që ka kërkuar prokurori i çështjes, Sotir Kllapi. Nga dosje s SPAK, e detajuar nga Dosja.al, janë evidentuar shkeljet: shtimi i pallatit +4 kate nga projekti fillestar; mugesa e studimit sizmiologjik; heqja e mureve mbajtës të katit -1 dhe rritje e volumit të ndërtesës mbi lejen nga viti në vit. Po ashtu, është evidentuar edhe fryrja e një tenderi të dhënë për shëtitoren, e cila u vlerësua edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si një shkelje, që i sillte dëm shtetit 180 mln lekë të vjetra.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin