Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, deklaroi se kushd ka të drejtë dhe mund të kandidojë në zgjedhjet për kreun e kësaj force politike, që do të zhvillohen më 29 korrik.
I pyetur nga gazetarët, nëse do të mbështesë ish-kryedemokratin Lulzim Basha, nëse ky i fundit do të kandidojë për kreun e PD, Alibeaj u përgjigj duke thënë se do të mbështesë një parti që mbështetet në rregulla staturore, demokratike dhe me pushtete të ndara.
“Unë mbështes një parti me rregulla staturore, demokratike, me pushtete të ndara. Me pushtete që kontrollojnë kryetarin, me pushtete që delegohen, me pushtete të decintralizuara. Ky është problemi i madh që ka pasur Partia Demokratike. E pranoj që ne kemi qenë në një situatë jo normale. Shumë nga strukturat tona janë gjymtuar, për një vit e gjysmë.
Kjo ka ardhur edhe pse nuk kemi pasur një lidership të legjitimuar. Por ka një moment nga i cili duhet të fillojmë ta ndërtojmë në mënyrë optimale. Prandaj, unë them që po, ky është një moment, nga i cili të gjithë ato strukturat dhe ata që morën pjesë në zgjedhjet e 14 majit, besoj se demokratët janë, anëtarësia është. Ka të drejtë të kandidojë kushdo”, tha Alibeaj.