MENU
klinika

Të dhënat nga studiuesit

Kjo pilulë zvogëlon vdekjet nga kanceri i mushkërive

09.06.2023 - 08:51

Studiuesit kanë zbuluar se marrja e ilaçit osimertinib një herë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së pacientëve me kancer të mushkërive me 51 për qind.

Rezultatet u prezantuan në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO) në Çikago. Të udhëhequr nga studiues nga Universiteti Yale, rezultatet vijnë pas një studimi global dhjetëvjeçar.

Duke folur në këtë event, autori kryesor i studimit, Dr Roy Herbst i përshkroi rezultatet si “rrëqethëse”.

“Tridhjetë vjet më parë, nuk mund të bënim asgjë për këta pacientë. Tani e kemi këtë ilaç të fuqishëm”, tha Herbst.

Testi shqyrtoi pacientë të moshës 30-86 vjeç nga 26 vende, përfshirë Evropën dhe SHBA-në. Ai u përqendrua në mënyrë specifike nëse osimertinib mund të synonte kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla, i cili është lloji më i zakonshëm.

Gjatë pesë viteve, 88 për qind e pacientëve që morën ilaçin ishin ende gjallë krahasuar me 78 për qind të njerëzve që merrnin një placebo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?