3 persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në Bels për vjedhje. Mësohet se 3 persona kanë vjedhur 3 banesa në Belsh. Të tre këta persona kanë vjedhur gjithsej 4 mln lekë të reja në banesat.
Njoftimi i Policisë:
Cërrik/Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Vodhën në 3 banesa të ndryshme, në Belsh, rreth 4 000 000 lekë të rinj dhe pajisje, kapen dhe arrestohen 3 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ata të Stacionit të Policisë Belsh, si rezultat i administrimit me përparësi dhe të menjëhershëm të disa kallëzimeve, për vjedhje në banesa, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Three”.
Si rezultat i operacionit u zbardhën 3 vjedhje për të cilat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: A. K., 22 vjeç, banues në Belsh, si dhe E. M., 40 vjeç dhe L. N., 49 vjeç, të dy banues në Lushnjë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjerin, janë autorë të vjedhjeve në 3 banesa të ndryshme, konkretisht: -Më datë 14.05.2023, kanë vjedhur 2 000 000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit E. I.; -Më datë 07.06.2023, kanë vjedhur 13 000 euro dhe 6 000 dollarë, në banesën e shtetasit O. B.; -Më datë 01.06.2023, kanë vjedhur dyert dhe dritaret e banesës së shtetasit Y. T. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jënë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.