09.06.2023 - 10:47
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në sheshin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, ku kanë pësuar dëme materiale dy lokale që ndodhen aty. Raportohet se lokaleve u janë dëmtuar xhamat, ndërkohë që rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas Zahitit, nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen motivet e as autorët e sulmit.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ” Adem Jashari” si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, tha ai.