MENU
klinika

Rama: Me Kurtin, herë pas here komunikojnë me mesazhe

“Me kë do luftojë Serbia, Kosova është Amerikë”

09.06.2023 - 17:52

Në një intervistë për një media të Kosovës, Edi Rama sqaroi se draft-statuti i propozuar nga ai për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi është bërë brenda të gjitha normave etike.

Ai sqaroi se nuk ka folur me Albin Kurtin, ndërsa shtoi se herë pas here komunikojnë me mesazhe private, jo vetëm për çështje zyrtare.

“Ky është një kontribut i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetin e vet dhe Shqipëria në këtë rast është 100% në një linjë me Shtetet e Bashkuara, me Bashkimin Europian, me Francën dhe me Gjermaninë, me qëndrimin e asaj që po bën Kosova ose më saktë që po bëjnë autoritetet e Kosovës dhe Shqipëria kontributin e saj nuk mund ta japë në këtë proces përveçse duke qenë shumë etike në raport me aleatët. Nuk mundet dot që ne të bëjmë një rol hidh gurin dhe fshih dorën në sensin që t’i konsultojmë gjërat përpara dhe pastaj të bëjmë sikur s’i kemi konsultuar,” – u shpreh Rama.
I pyetur për një luftë të mundshme, ai tha se është gjëja e fundit që imagjinon, ndërsa sqaroi se për dijeni të atyre që e kanë harruar, Kosova është Amerikë.

Kosova s’është tërësisht sovrane për sa kohë ka një ushtri të huaj në territorin e vet. Serbia cfarë do të bëjë? Do sulmojë Amerikën?!” – u shpreh kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN