MENU
klinika

Mijëra serbë marshuan drejt institucioneve

“Jep dorëheqjen!”, Protesta e gjashtë kundër Vuçiç

10.06.2023 - 09:49

Në protestën e gjashtë “Serbia kundër dhunës”, të premten, dhjetëra mijëra qytetarë në Beograd nisën një marsh drejt Qeverisë së Serbisë, rreth së cilës do të bëhet një unazë. Në krye të kolonës ishin studentët me pankartën “Studentët kundër dhunës”. Pjesëmarrësit në protestë kanë brohoritur “Studentët nuk heshtin”, “Vuçiç largohu”, “Dorëheqje”. Ndër mesazhet që protestuesit bartnin në pankarta ishin: “Jeta e fëmijëve nuk ka çmim”, “Mjaft më, a e kuptove”, “Në heshtje mbijeton dhuna”.

Organizatorët e protestës ftuan qytetarët që të përgatisin mesazhe për Ministrinë e Arsimit, por edhe për gjithë Qeverinë. Protestat po zhvillohen me ftesë të një pjese të opozitës, për shkak të pakënaqësisë ndaj reagimit të Qeverisë së Serbisë ndaj krimeve nga të shtënat masive, në fillim të majit, ku humbën jetën 18 persona.

Nga protesta u bë e ditur se do të nisin aksione të reja nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në fund të javës së ardhshme. Kërkesa kryesore e protestës është ndalimi i nxitjes së dhunës në hapësirat publike. Kërkesat tjera nga protestat janë edhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiç dhe drejtorit të Agjencisë për Informim të Sigurisë, Aleksandër Vulin.

Në protestën e gjashtë “Serbia kundër dhunës”, të premten, dhjetëra mijëra qytetarë në Beograd nisën një marsh drejt Qeverisë së Serbisë, rreth së cilës do të bëhet një unazë. Në krye të kolonës ishin studentët me pankartën “Studentët kundër dhunës”. Pjesëmarrësit në protestë kanë brohoritur “Studentët nuk heshtin”, “Vuçiç largohu”, “Dorëheqje”.

Ndër mesazhet që protestuesit bartin në pankarta janë: “Jeta e fëmijëve nuk ka çmim”, “Mjaft më, a e kuptove”, “Në heshtje mbijeton dhuna”. Organizatorët e protestës ftuan qytetarët që të përgatisin mesazhe për Ministrinë e Arsimit, por edhe për gjithë Qeverinë. Protestat po zhvillohen me ftesë të një pjese të opozitës, për shkak të pakënaqësisë ndaj reagimit të Qeverisë së Serbisë ndaj krimeve nga të shtënat masive, në fillim të majit, ku humbën jetën 18 persona.

Nga protesta u bë e ditur se do të nisin aksione të reja nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri në fund të javës së ardhshme. Kërkesa kryesore e protestës është ndalimi i nxitjes së dhunës në hapësirat publike. Kërkesat tjera nga protestat janë edhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiç dhe drejtorit të Agjencisë për Informim të Sigurisë, Aleksandër Vulin.

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje