MENU
klinika

Tensionet në veri

Haradinaj bën thirrjen e fundit: Kurti të kalojë në anën e duhur

10.06.2023 - 11:36

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka komentuar sërish tensionet në veri të Kosovës, ku sipas tij vendi po kalon momente të vështira, për shkak të “kryeneçësisë” së kryeministrit Albin Kurti dhe pavendosmërisë së presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti e ka momentin e fundit të kalojë në anën e duhur, dhe kjo është thirrja e tij e fundit për të.

‘Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin. Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces”,- ka shkruar ai.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin