MENU
klinika

Ndryshime në PD

Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj kthehen në PD

14.12.2018 - 19:45

Gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kreu i kësaj Partie, Lulzim Basha ka vendosur të rikthejë disa figura që u larguan disa vite më parë nga PD-ja, për t’iu bashkuar partisë së krijuar nga Bamir Topi.

Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj janë në garë për në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Në garë janë edhe Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, disa prej të cilëve kundërshtar të Bashës.

Kandidatë për Këshillin Kombëtar do të jenë të gjithë anëtarët aktual dhe ish-deputetë, në përjashtim të Ridvan Bodes, Majlinda Bregut, Genc Rulit dhe Astrit Patozi. Basha ka deklaruar se në listë nuk janë ata ish-deputetë që janë vletëdeklaruar se nuk janë pjesë e PD-së.

Në garë për në Këshillin Kombëtar prej 170 vendesh, janë 350 kandidatë. Mbledhja nis në orën 11:00.

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj