MENU
klinika

“Netët e Bejkës së Bardhë”

Festivali që rikthen traditën e isopolifonisë në Pilur

11.06.2023 - 17:18

Për dy ditë me radhë (9-10 qershor), Piluri i Himarës u kthye në kryeqendrën e muzikës popullore.

Grupe të ndryshme të polifonisë morën pjesë në edicionin e katërt të festivalit “Netët e Bejkës së Bardhë”, ku nuk munguan as vallet popullore.

Pjesëmarrës në këtë festival ishin shumë grupeve folklorike nga jugu i vendit, ndërsa përshëndeti festivalin edhe grupi i Janinës.

I cilësuar si një festë e madhe e folklorit dhe kulturës, dy netët e këtij festivali me këngë e valle mes traditave baritore tërhoqën turistë të shumtë.

Organizatorët e këtij festivali synojnë ta përcjellin traditën e ipolifonisë ndër breza, bashkë me vlerat më të mira të zonës tashmë të vëna në funksion të turizmit.