Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka zbuluar tri gënjeshtrat nga kampi i Partisë Demokratike.
Sipas tij, tri gënjeshtrat janë deklaratat e Berishës për mosbindje civile, duke i kujtuar dështimin në bastionet e djathta në zgjedhjet e 14 majit, e dyta godina e PD-së do bëhet pallat dhe e treta Lulzim Basha do të sjellë një kulturë të re në politikë, duke i kujtuar dështimet e njëpasnjëshme.
Ndër të tjera, Kulluri thekson se ky avaz do të vijojë deri në shuarjen e partisë.
Postimi i plotë:
Tre genjeshtrat e reja nga kampi i PD!
1) Berisha thote se do filloje mosbindja civile! Ne fakt mosbindjen civile e nisen votuesit e PD ne Shkoder, Kukes dhe Tropoje ndaj Rithemelimif!
2) Sipas rithemeluesve Godina e PD do behet pallat! Selia e PD nuk eshte ne pronesi por ne perdorim nga Agjensia Shteterore e inventarizimit te Pronave!
3) Lulzim Basha ka thene dje se “po sjelle nje kulture te re politike”! Ka te drejte, ka themeluar doktrinen e deshtimeve dhe papergjegjshmerive te njepasnjeshme!
Askush mos te merzitet, do vazhdojne avazin te dyja palet deri ne shuarjen e PD!