MENU
klinika

Shpjegon eksperti

Rënia drastike e euros/ Kush e forcoi lekun

14.06.2023 - 11:39

Qarkullimi i parasë informale është shkaku kryesor që po ul euron në nivele historike duke e zhvlerësuar ndjeshëm përballë lekut. Rënia e euros ka prekur ndjeshëm ekonominë kombëtare.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi pohon se shkaku kryesor i këtij fenomeni është qarkullimi i parasë informale.

“Shpjegimi duhet kërkuar tek pompimi në ekonominë tonë të parave me origjinë informale dhe kriminele përtej mundësisë që ka ekonomia për të absorbuar,” – u shpreh ai.

Ndikimet në ekonomi janë negative për bizneset, por Preçi thotë se qeveria përfiton nga forcimi i lekut për shkak se borxhi është në monedhën euro.

“Qeveria përfiton për faktin e thjeshtë që kostoja e shërbimit të borxhit publik për pjesën në euro, ne kemi më shumë se gjysmën në monedhë të fortë në euro, zvogëlohet. Nga ana tjetër një numër industrish të lidhura me marrëdhëniet të import eksportit, industritë eksportuese cenohen,” – shpjegoi eksperti.

Preçi thotë se shkaqet e këtij fenomeni nuk lidhen thjesht me problemet strukturore të ekonomisë sonë. Remitancat dhe investimet direkte nga kompanitë e huaja në vend, janë faktor që tashmë janë ekzistues dhe që do të vazhdojnë.

“Janë fenomene të zakonshme dhe në vazhdimësi që kanë qenë dhe vitet e mëparshme, por duhen parë dhe të lidhura ngushtësisht me amnistinë fiskale tashmë në veprim pavarësisht mungesës së kuadrit rregullator përkatës i draftligjit kontestuar dukshëm si nga brenda dhe nga jashtë vendit por i mbështetur nga këshillimi publik i zotit Rama praktikisht po vepron dhe në një farë mënyre,” – u shpreh eksperti.

Industria e eksportit, fasoneria, ndërtimi dhe pronat e patundshme, por dhe turizmi indirekt, janë dëmtuar veçanërisht ndryshimi i kursit të këmbimit. Preçi thotë se masat që mund të ndihmojnë janë mbështetja reale e shtresës më të varfër nga qeveria, por dhe emetimi i parave të reja për të rritur konsumin nga Banka Qendrore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbritja e parë pas tre vjetësh

Bien çmimet e prodhimit me 0.2%

Adrian Civici/ Leku në raport me euron dhe dollarin

Çfarë po ndodh në tregjet monetare?