MENU
klinika

"Shtëpia nuk mbahet pa miq, sot Europa është destinacioni ynë"

Osmani kërkon mbështetjen e Kosovës në PE

14.06.2023 - 12:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur këtë të mërkurë fjalimin në Parlamentin Europian.

Ajo ka folur për luftën në Ukrianë duke thënë se të gjithë duhe të bëhen bashkë dhe të reagojnë menjëherë ndaj Rusisë.

Sipas saj, vendet europiane duhet të mbështesin Ukrainën që të shkojë një hap para drejt fitores ndaj Rusisë.

“Kur ne të gjithë qëndrojmë së bashku kundër tiranisë, diktaturës e gjenocideve, kur qëndrojmë bashkë, demokracia forcohet dhe krijohen alenacan të pathyeshme. Jam e bindur që i njëjti unitet do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën deri në fitoren e saj. Veprimet që marrim së bashku do të përcaktojnë të ardhmen tonë në shumë mënyra. Sfida jonë është mënyra se si reagojmë ndaj saj.

Reagimi ndaj Rusisë duhet të jetë i qartë dhe i menjëhershëm. Uniteti evropian ka qenë historik, por duhet të shkojmë një hap më tutje për të siguruar fitoren e Ukrainës dhe paqen e drejtë. Ky moment kërkon që liderët të bëhen bashkë dhe të marrin vendime të guximshme. Duhet të kemi bashkëpunim më të madh, duhet të na bashkojnë blerat që na përfaqësojnë”- tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet në Veri dhe raportet mes Kosovë - BE

Presidentja Osmani flet në seancë plenare të PE


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin