MENU
klinika

E bujshme nga Gjermania

Për Mbapenë tashmë hyn në garë dhe gjigandi tjetër i Europës

14.06.2023 - 12:51

Befasitë nuk kanë të sosur në ditët e para të tregut të transferimeve, pas lëvizjeve surprizë të Karim Benzemazë dhe Lionel Mesit, duket se radha i takon Kilië Mbapesë. Lojtari më i shtrenjtë, sipas mediumit ekspert të “transfermarkt” (180 milionë euro), është 24-vjeçari transalpin, i cili ka dhënë mesazhin me nënkuptime në rrjetin social “Twitter”, se viti 2024 do të jetë i fundit me ngjyrat e kampionëve të Ligë 1.

MESAZHI I MBAPESË- “Shumë gënjeshtra kam dëgjuar së fundmi rreth meje. E kam pohuar edhe më parë se do tëe jem pjesë e Parisit në sezonin që vjen. Tepër i lumtur që luaj me këtë ekip dhe me mbështetës të zjarrtë. Më pas të shohim”, ishin frazat e goleadorit në Botërorin “Katar 2022”. Mesazhi i mësipërm, sipas “L’Equipe”, konsiston me njoftimin që Kilië u ka bërë pronarëve të PSG-së me në krye sheikun Naser Al-Khelaif se do të largohet verën e ardhshme.

INTERESIMI I BAJERNIT- Largimi i Robert Levandovskit ka krijuar shumë pasiguri në fazën ofensive të kampionëve të Bundesligës. Bomberi polak i siguronte të paktën 40 gola, ndërsa “improvizuesit” me Myler, Çupo-Moting dhe Gnabri nuk kanë dhënë inidikacionet e duhura për të bindur bordin dhe Tuhelin.

“Bild” i mëshon fortë idesë se bavarezët mund të arrijnë në rrugë të ndërmjetme te futbollisti me numër 7 në “Parc des Princes”. Duke nisur nga “ofrimi” i binomit PavarHernandez, plus një shumë të konsiderueshme të ardhurash. Po ashtu Uli Hënes njihet si mbështetës i flaktë ndaj repertorit të shënuesit më të mirë në Ligë 1 me 29 rrjeta. Konkretisht në vitin 2019 Presidenti i Nderit në Mynih pohonte me nota superlative: “Nëse do të kem mundësi të firmos me Mbapenë, nuk do ta mendoj dy herë, pavarësisht se sa mund të rëndojë në aspektin financiar si operacion”, theksonte 71- vjeçari.

“DASHURIA E VJETËR” NDAJ REALIT- Verën e shkuar kalimi i Kiliësë te Reali u vendos në qendër të “projektorëve”, por si përfundim mbeti thjesht hipotezë. Por duket se shumëçka ka ndryshuar dhe “falja” e Perezit pas atij refuzimi ka filluar të “gumëzhijë” në kampin e madrilenëve. Plani i “galaktikëve” konsiston në sigurimin me parametra 0 në verën e vitit 2024, atëherë kur i përfundon kontrata.

SITI- Triumfi në Ligën e Kampionëve i ka rritur kredencialet e “qytetarëve” në kontinentin e vjetër. Mbape mund të adoptohet si anësor në “Etihad Stadium”, megjithatë prezenca e Erling Halandit jep pak shanse që skenari të ndodhë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin