14.06.2023 - 17:38
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk do të komentojë asgjë pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it. Me anë të një postimi në Instagram, Vuçiç është shprehur se është më mirë për të gjithë nëse ai nuk tregon asgjë.
“Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiç.
Presidenti i Serbisë, mëngjesin e së mërkurës, më 14 qershor, ka takuar përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja çfarë kërkon
BE: Zgjedhjet në veri nuk janë zgjidhje politike afatgjatë
Po nëse shkel marrëveshjen me Kosovën?