MENU
klinika

Studimi

850 skuadra në mbarë botën dhe ligat kryesore, 57 përqind ndryshuan trajnerin

14.06.2023 - 22:59

CIES, Observatori Botëror i Futbollit në buletinin javor të fundit ka bërë një studim për 850 skuadrat në 60 ligat kryesore të futbollit, duke evidentuar ndërrimet e trajnerëve sezonin që lamë pas. Në këtë vëzhgim tregohet se 57.3 përqind e skuadrave (487) kanë ndryshuar trajner, teksa në Serie A të Italisë kanë qenë më të rezervuar me largimet e teknikëve.

Përqindjet më të larta u gjetën në tre liga në ish-Jugosllavi (Bosnjë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi), dy në Afrikë (Tunizi dhe Algjeri) dhe një në Amerikën Qendrore (Kosta Rika). Në skajin tjetër janë India (vetëm një trajner i zëvendësuar nga 11), Malta (3 nga 14) dhe Australia (3 nga 12).

Për pesë ligat kryesore të Kontinentit të Vjetër, vlerat variojnë nga 55% në Premier League (11 nga 20) në vetëm 35% në Serisë A (7 nga 20). Klubet që kanë ndërruar drejtues të paktën një herë, kanë bërë zëvendësimin e tyre të parë pas një mesatare prej 45.4% të ndeshjeve, me një rekord të ulët prej vetëm 24.6% të ndeshjeve të drejtuara nga trajneri që e nisi sezonin ka ndodhur në Rumani, ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Greqia.

Në pesë ligat më të mira evropiane, vlerat variojnë nga 56.6% në Ligën spanjolle në 35.6% në Serinë A italiane, ku klubet kanë ndryshuar relativisht pak, por mjaft shpejt trajnerët.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin