MENU
klinika

U arrestuan nga policia e Serbisë

Lihen të lirë tre qytetarët e Kosovës

15.06.2023 - 13:41

Janë liruar tre qytetarët të Kosovës që janë arrestuar në Merdar nga policia serbe të martën.

Bëhet e dije se ata janë lënë të lirë ditën e sotme tre qytetarët, pasi kanë kaluar 48 orë në paraburgim. Dy nga personat që Janqë lënë të lirë janë Muçolli dhe Dervish Maliqi, të cilët u arrestuan të martën nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdar.

Më herët Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se atyre u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, ndërsa ka shtuar se ka dyshime se është hakmarrje në lidhje me situatën në veri.

Më herë u aludua se personat që u lanë të lirë, ishin efektivët e Kosovës që u rrëmbyen dje, por në fakt bëhej fjalë për tre qytetarë.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin