15.12.2018 - 09:56
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për Fabiol Alushin.
Prokuroria e Tiranës kërkoi burg pa afat për 42-vjeçari, i cili u arrestua dy ditë më parë për vrasjen në ish-Bllok.
Ngjarja 4 tetorit të këtij viti, mbeti i vdekur Fabjan Gaxha ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Policia ka shpallur në kërkim për vrasjen Marviol Bilon, efektivi i Forcave të Armatosura si autor i dyshuar i vrasjes, dhe Ervin Matën.
Fabiol Alushi përfundoi në prangat e policisë të enjten, i akuzuar si i përfshirë në ngjarje.