Protesta e studentëve nuk ndalet pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë. Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së tyre.
Kjo është dita e 12-të e rezistencës së studentëve.
Para kryeministrisë është një numër i vogël studentësh ndryshe nga ditët e tjera, e megjithatë është parë që nga momenti në moment grupi është shtuar.
Studentët i bënë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës.
“Po shtohen nga momenti në moment studentët. Nuk do të ndalemi do të vazhdojmë përpara. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve merrni një çadër dhe ejani ti japim shpresë Shqipërisë. Ejani ti tregojmë kryeministrit arrogant se ne nuk ndalemi dhe sovrani nuk përkulet para arrogantit por ai duhet të përkulet para sovranit. Hajde të bashkohemi kundër së keqes, kundër meduzës.”- tha një student.