Kroacia është finalistja e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve. Kombëtarja ballkanase mposhti në Roterdam 2-4 në shtesë Holandën, që ndër të tjera realizoi e para në këtë gjysmëfinale.
Futbollisti i cili aktivizohet te Dortmund, Mallen, zhbllokoi shifrat para se Kramaric të rikthente baraspeshën me penallti në minutat e para të pjesës së dytë. Më tej kombëtarja e drejtuar nga Dalic do përmbyste rezultatin në 1-2 me Pasalic, por në minutën e 6 shtesë ‘tulipanët’ dërguan shifrat në 2-2 dhe takimin në shtesë. Përpos euforisë së Holandës pas barazimit në limite ishte Kroacia ajo që do shënonte edhe dy herë të tjera fillimisht me Petkovic dhe më pas me Modric.
Në finalen e 18 qershorit Kroacia do përballet me fituesin e çiftit Spanjë-Itali, që luhet sonte në orën 21:00. La Roha tani drejtohet nga Luis de la Fuente, ndërsa përballë do ketë një trajner si Mancini. Ky i fundit në prag të kësaj gjysmëfinaleje ka deklaruar se pret një përballje e vështirë, pasi Italia po provon emra të rinj dhe ende nuk ka një formacion kostant.
‘Axurrët’ pas shumë peripecive pritet ta nisin titullarë me Immobile-n dhe Chiesa-n, dy lojtarë të rëndësishëm të cilët që pas europianit kanë munguar vazhdimisht për shkak dëmtimesh. Në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve Italia u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja dhe italianët këtë herë kërkojnë të ndryshojnë historinë. Finalet e Ligës së Kombeve këtë edicion janë vendosur të zhvillohen në Holandë.