MENU
klinika

Trajner dhe njeri i madh

Pep Guardiola dhuron 1 milionë euro për stafin e City-t

15.06.2023 - 15:44

Pep Guardiola ka shpërndarë për zyrtarët e klubit të Manchester City-t çmimin prej më shumë se 874 mijë euro, që i takon për fitimin e kampionatit anglez. Shuma e saktë është mbajtur e fshehtë, por disa nga yjet e klubit fitojnë bonuse deri në 1 milionë paund në kontratat e tyre dhe Guardiola ka gjasë të jetë rreth kësaj shifre, sipas Daily Mail.

Kjo shumë besohet se do të përfshijnë recepsionistët dhe stafin e sigurisë të cilët kanë luajtur një rol në suksesin historik këtë sezon, duke kulmuar me triumfin e trefishtë, pasi mposhtën edhe Interin në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës.

Trajneri i Manchester City dëshironte, në këtë mënyrë, të shpërblente, sipas Daily Mail, përkushtimin e shumë punëtorëve, nga recepsionistët deri te rojet e sigurisë, duke njohur rëndësinë e të gjithëve në një sezon historik, në të cilin skuadra fitoi Premier League dhe Champions League dhe FA Cup.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin