15.06.2023 - 18:47
Pas tensioneve në Veri të Kosovës në Tiranë është paralajmëruar një protestë para godinës së Kryeministrisë.
Në posterin që po qarkullon në rrjetet sociale, bëhet thirrje për protestë ditën e nesërme në orën 19:00 lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për situatën në Kosovë.
Me foton duar shtrënguar, Kosovë-Shqipëri dhe flamujt e dy shteteve, citohet në poster: Dje, sot, nesër, përjetë bashkë.
Besohet se shkak për thirrjen kanë qenë deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën në Kosovë, të cilat janë kritikuar si jo në të njëjtën linjë me Prishtinën.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Deklarata e ish-komandantit të lartë të NATO-s
“Administrata Biden do t’i kushtojë vëmendje Ballkanit”
Britania e Madhe
“Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës”
Çfarë shkruan media e njohur bavareze?