MENU
klinika

"Gjykata do vendosë për ta"

Tre policët e rrëmbyer të Kosovës, avokati serb zbulon ku ndodhen

16.06.2023 - 11:01

Tre policët e rrëmbyer nga forcat speciale serbe brenda territorit të Kosovës dy ditë më parë, ndodhen Kraljevë, qytet dhe qendër administrative e rrethit të Rashkës në Serbinë qendrore.

Avokati serb Çedomir Stojkoviq, i ngarkuar me rastin sipas mediave në Kosovë, është shprehur se tre policët janë aktualisht duke dhënë deklarimet e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kraljevë.

Mesditën e sotme, deri në orën 12.30 Gjykata duhet të vendosë për ta, nëse do të qëndrojnë në paraburgim, gjithmonë nëse edhe prokurori e kërkon këtë masë, apo akuza ndaj tyre do të shuhet dhe ata do kthehen në Kosovë.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi u arrestuan në brendësi të territorit të Kosovës, teksa ishin duke patrulluar, ndërkohë që Serbia thotë se ata kishin hyrë në territorin e saj. Mirëpo, sinjalet e lokalizimit GPS të makinave tregojnë se ata kanë qenë brenda territorit të Kosovës kur janë rrëmbyer.

Avokati serb, i cili e përshkruan veten si pro perëndimor, ka thënë se sipas “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë”.

Por, në fakt Serbia po bën të kundërtën duke e shkelur këtë marrëveshje, pasi prej 48 orësh tre policët janë arrestuar dhe rrëmbyer nga forca speciale “Kobra” e ushtrisë serbe, madje duke cënuar integritetin territorial të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN