MENU
klinika

Ja kur do të mbahen

Zgjedhjet në Rrogozhinë do të përsëriten

16.06.2023 - 11:14

Kolegji Zgjedhor ka vendosur dje përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës.

Kolegji ka pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut.

Nuk ka një deklaratë që bën me dije nëse kutia rezultati i kutisë është shpallur i pavlefshëm, por është njoftuar vetëm përsëritja e procesit.

Duke qenë se diferenca e votave mes dy kandidatëve ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV, është vendosur përsëritja e procesit.

 

 

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se zgjedhjet priten të mbahen brenda një periudhe prej katër javësh.

Kujtojmë se kandidati i Partisë Socialiste fitoi në këtë bashki me një diferencë prej vetëm 21 votash nga kandidati i “BF”.

Kolegji në vendimin e marrë në seancë ka shfuqizuar vendimin e KAS dhe ka shpallur të pavlefshme zgjedhjet dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Më 6 qershor Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të njohë si të vlefshëm votimin e të burgosurve në burgun e Rrogozhinës.

NJOFTIM PËR MEDIA

Sot, më datë 15.06.2023, ora 15:00, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

1. Esmeralda Xhili (Relatore);
2. Blerona Hasa (Anëtare);
3. Emona Muҫi (Anëtare);
4. Edlira Petri (Anëtare);
5. Marsela Dervishi (Anëtare);

në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.31 Regj.Themeltar, Datë 09.06.2023 Regjistrimi, me:

PADITËSA: – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuar nga Av. Franci Nuri.
– Shkëlqim Hoxha, kandidat për kryetar bashkie Rrogozhinë, përfaqësuar nga Av. Viktor Gumi.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuar nga Ina Osmanaj, Erdal Mema dhe Blendi Kodra.

PERSON I INTERESUAR: Subjekti Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, përfaqësuar nga Eridian Salianji.

OBJEKTI: – Ndryshimin e Vendimit nr.174, datë 06.06.2023 të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
– Miratimi i “Tabelës së re Përmbledhëse të rezultatit për kandidatët për kryetar Bashkie Rrogozhinë”, duke mos përfshirë rezultatin zgjedhor të qendrës së votimit nr.2224/01 Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë.
– Shpalljen fitues për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë z. Shkëlqim Hamid Hoxha, propozuar nga subjekti zgjedhor “Bashkë Fitojmë”.

BAZA LIGJORE: Neni 145, neni 152, neni 153, neni 155 dhe vijues të Kodit Zgjedhor.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.174, datë 06.06.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr.80, datë 23.05.2023, të depozituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
2. Ndryshimin e vendimit nr.531, datë 18.05.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”, sipas tabelës përmbledhëse të miratuar me vendimin e ndërmjetëm të KAS të datës 05.06.2023. Data: 06.06.2023 Nr: 174 Ora: 12:15 “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.80, datë 23.05.2023 të depozituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë””.
3. Rrëzimin e kërkesës për mospërfshirjen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, të rezultatit të zgjedhjeve për Qendrën e Votimit nr. 2224/01, IEVP Rrogozhinë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Bazuar në pikën 1 të nenit 145 të Kodit Zgjedhor, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij, sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 152 të Kodit Zgjedhor”.

me Vendimin Nr. 28, datë 15.06.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

VENDOSI

1. Pranimin pjesërisht të padisë.
2. Shfuqizimin e vendimit Nr.174, datë 06.06.2023 të KAS.
3. Shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve vendore të datës 14 maj 2023 në Zonën e Administrimit Zgjedhor Nr. 43, për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, duke urdhëruar përsëritjen e këtyre zgjedhjeve.
4. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.
5. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

U shpall në Tiranë më datë 15.06.2023.

Tiranë, më 15.06.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin