MENU
klinika

'Shqiptarët janë fanatikë, dal i maskuar'

Sylvinho: S’më duhet përkthyes, kërkojmë Europianin

16.06.2023 - 12:53

Në prag të ndeshjes së Kombëtares me Moldavinë, këtë të shtunë në 20:45 në “Air Albania”, trajneri i kuqezinjve ka folur për “Ge.Globo”. Sylvinho kërkon që për Europianin 2024 të marrin një fitore në grupin E, teksa tregon edhe Shqipërinë në këto muaj që jeton në vendin tonë. Roli i trajnerit, gjuha me futbollistët apo edhe dalja i maskuar, këto janë disa nga temat e cekura nga braziliani.

“Jemi të rinj dhe po kërkojmë hapësirat tona. Për 10, 12, 13 vite kam marrë pjesë në komisione teknike dhe nuk e kam parë veten që të drejtoja një kombëtare. Brazili më ndihmoi të kuptoja se çfarë ishte kjo punë. Nuk jam ulur këtu ku jam dhe të them “Po tani çfarë”. Në fund të fundit, ne nuk mund të projektojmë gjithçka dhe e pashë si një mundësi shumë të mirë. Më pas, duke bashkuar atë që po ndodh, atë që tashmë po ndryshon pak në këtë rrugë. E kam mirëpritur gjithmonë zgjedhjen tonë këtu në Shqipëri”, tha trajneri.

Mes kaq shumë përgjegjësish, Sylvinho la gruan dhe djalin e tyre në Porto të Portugalisë, ku jetoi pasi u largua nga Corinthiansi dhe shkoi të jetonte në një hotel në Tiranë, i pozicinuar afër FSHF-së dhe “Air Albania”-s, një stadium i inauguruar në vitin 2019 dhe pret ndeshjet e Kombëtares.

“Gjuha nuk funksionon, është vërtet e vështirë, por rrezikoj me disa fjalë, mirëmëngjes, mirëdita, natën e mirë. Janë fjalë të izoluara, është shumë e vështirë. Kështu që ia dal me gjuhët e tjera”, u shpreh ai.

Sidoqoftë, gjuha më e përdorur është ajo e topit. Së fundmi u bë virale një video e Silvinjos duke luajtur me futbollistët e tij dhe ndërhyrja ndaj Abrashit, duke treguar intensitetin, por edhe pjekurinë e një trajneri që ndihet i sigurt me hapat e tij, pa i kaluar kufijtë.

“Meqenëse e njoh veten si trajner, kam marrë shumë komplimente nga trajnerë të mirë e të sigurt. Gjithmonë jam kujdesur të di nëse mund të futem apo jo në një rreth stërvitor dhe pasi kam biseduar me këta top trajnerë më kanë thënë: “Ke të gjithë kapacitetin, gjendjen, arsimin, nuk do ta teprosh. Ky jam unë, nuk do të kufizoj kurrë potencialin dhe pikat e forta që më duhet të kem me futbollistët”, tha mes të tjerash Sylvinho.

Braziliani tregon se shqiptarët janë fanatikë të futbollit.

“Është një popull që është fanatik pas futbollit. Kur kam mundësi, dal në rrugë. Shpesh largohem në këmbë, 1.5 km, 2 km nga hoteli, është edhe afër stadiumit. Ndonjëherë eci, ndaloj në një kafene dhe dikush më thotë: “Shiko, ne jemi aq fanatikë sa ju brazilianët. Ne e duam futbollin”, tha Sylvinho.

Trajneri tregon se del i maskuar nga hoteli dhe se kur e njohin i kërkojnë Europianin.

“Rruga është shumë e shkurtër dhe kalojmë nëpër një park. Jam mësuar dhe sa herë dal mbaj beretë dhe syze dielli, që të mos më njohin. Më pëlqen të eci në anonimitet, por kur më njohin, është si: “Zotëri, do shkojmë në 2024?” Mendja e tifozëve është për Europianin”, tha trajneri.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin