MENU
klinika

Kuqezinjtë në garë për yllin e Serisë A

Milani kërcënon Interin!

16.06.2023 - 12:57

Këtë sezon janë luajtur pesë derbi të Milanit mes kampionatit, Champions-it dhe Superkupës së Italisë. Megjithatë, një tjetër mund të luhet së shpejti. Këtë herë jo në fushë, por në merkato: Milani dhe Interi, në fakt, synojnë Sergej Milinkoviç-Saviçin, mesfushorin që ka kontratë me Laxion deri më 30 qershor 2024 dhe që me të gjitha gjasat do t’i japë lamtumirë këtë verë.

Në fakt, presidenti Lotito nuk do të lejojë zbritje pavarësisht se serbi ka vetëm një vit kontratë dhe do të fillojë nga një vlerësim prej 30- 35 milionë eurosh. Pra nuk ka shanse për huazime me të drejtë apo detyrim për blerje.

Në këto rrethana, hapësira për manovrim është mjaft e ngushtë, por Milani dhe Interi duan të kuptojnë realizueshmërinë e këtij operacioni. Si Stefano Pioli ashtu edhe Simone Inzagi, të cilët të dy kanë punuar tashmë me serbin gjatë karrierës së tyre shtyjnë për ta pasur secili në ekipin e tij.

Kuqezinjtë patën tentuar ta merrnin në të kaluarën, por në verën e 2018-ës ishte një situatë ndryshe, ndaj tani duhet vetëm të kuptojmë nëse “RedBird” do t’i japë dritën jeshile një investimi për një lojtar që nuk përshtatet shumë në identitetin e profileve që i pëlqen fondit amerikan.

Emri tjetër që drejtuesit e “djallit” po ndjekin me vëmendje është ai i Reis Nelsonit të Arsenalit. Tre gola e po aq asiste në 17 prezenca sezonale me “topçinjtë” janë një kartëvizitë e mirë për një lojtar që mund të vijë falas, duke qenë se akordi për rinovimin e kontratës nuk është gjetur ende. Sidoqoftë, Nelson është një “plan B”, në rast mosarritje të një akordi mes Milanit dhe Samul Çukuezes.

EMRI I RI – Sipas asaj që raporton gazeta “AS” në Spanjë, Milani i ka vënë syrin edhe Guido Rodriguezit.

Mesfushori 29-vjeçar argjentinas i Betisit të Seviljes, ka një kontratë që skadon në vitin 2024 dhe për momentin nuk duket të ketë ndonjë shans të madh për rinovim. Prandaj, disa klube duan të përpiqen të përfitojnë nga kjo situatë e pasigurisë, duke përfshirë kuqezinjtë që kërkojnë një alternativë në mesfushë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin