MENU
klinika

Moti i keq

Përmbytje të mëdha në Serbi, shembet një urë afër Çaçakut

17.06.2023 - 10:29

Shirat e dendur që kanë përfshirë Serbinë kanë shkaktuar shumë përmbytje dhe problem në shumë zona. Mediat shkruajnë se për shkak të motit të keq këtë të shtunë është shembur ura në Mrçajevci afër Çaçakut.

Kujtojmë se për shkak të sasisë së madhe të reshjeve ka dalë prej shtatit lumi Musina, kështu që nga dje janë të pakalueshme rrugët Rekovac – Trstenik dhe Mrçajevci – Kralevë afër Adranit.

Ndër të tjera mediat serbe kanë publikuar pamjet e para të momentit të shembjes së urës, ku pos dëme materiale, nuk kishte viktima.

Përmbytjet në shtetin serb shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe banorët e disa vendeve u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në 51 zona dhe vetëm gjatë natës janë evakuuar 217 persona.

Sipas njoftimeve të RHMZ-së, gjendja po monitorohet në Moravën Perëndimore, Crni Timok, lumin Ibër, i cili ka një rritje të lehtë.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin